Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Forcat e Gadafit kanë përdorë raketa Skud


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thonë se forcat qeveritare të Libisë, për të parën herë, kanë përdorë raketa Skud, në konfliktin gjashtë mujor me kryengritësit, që po luftojnë për ta përmbysur regjimin e Muamer Gadafit.

Zëdhënësi i kryengritësve, Ahmet Bani, i tha agjencisë Rojters se përdorimi i raketës Skud është edhe një provë se regjimi i Gadafit e ka humbur legjitimitetin.

Njëherësh, kryengritësit pretendojnë se i kanë marrë nën kontroll qytetet kryesore në perëndim dhe jug të kryeqytetit Tripoli, derisa ata po përpiqen që ta rrethojnë atë.

Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se Gadafi i ka “ditët e numëruara”.
XS
SM
MD
LG