Ndërlidhjet

Afganistan: Në dy incidente – pesë të vrarë


Zyrtarët e Afganistanit thonë se një femër e punësuar në administratën lokale dhe katër rojtarë janë vrarë në dy incidente të ndara në qytetin jugor, Kandahar.

Zëdhënësi qeveritar provincial, Zalmai Ajoubi, tha se femra Radia Sadat ishte vrarë sot në mëngjes, derisa po largohej nga shtëpia e saj në pjesën qendrore të Kandaharit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje, por zëdhënësi Ajoubi i ka fajësuar “armiqtë e Afganistanit”, fjali që shpeshherë përdoret nga zyrtarët, e që u referohet kryengritësve.

Në incidentin tjetër, policia tha se nga tre sulmues vetëvrasës kundër një kompanie private të sigurisë, janë vrarë katër rojtarë afganë, ndërsa janë plagosur tetë të tjerë.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët.
XS
SM
MD
LG