Ndërlidhjet

Zelanda e Re goditet nga stuhia


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Fluturimet janë anuluar, rrugët janë mbyllur dhe ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të Zelandës së Re.

Qyteti gjendet në errësirë, pas rënies së borës, e cila konsiderohet të jetë më e rënda në 3 dekadat e fundit.

Bora dhe stuhitë e forta, i kanë izoluar qytetarët brenda.

Madje, parashikuesit e motit, e kanë përshkruar këtë stuhi si “një ngjarje që ndodhë vetëm një herë në jetë”.

Stuhia fillimisht goditi ishullin në jug, pastaj atë të veriut, i cili ka më shumë banorë.

Autoritetet e shtetit i kanë paralajmëruar vendasit të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të ruajnë ushqim dhe ujë për raste emergjente.

Nga meteorologët është parashikuar që stuhia të vazhdojë deri të mërkurën.(g.k.)

XS
SM
MD
LG