Ndërlidhjet

Paris: Sarkozi dhe Merkel diskutojnë për krizën në eurozonë


Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, në takimin e sotëm në Paris, do të diskutojnë për masat e mëtejshme lidhur me krizën e borxheve të eurozonës, por Gjermania ka tërhequr vërejtjen që të mos pritet ndonjë kthesë në reformat financiare.

Shumë ekspertë kanë thënë se mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës së borxheve, do të ishte lëshimi i fletë-obligacioneve të përbashkëta evropiane, që vendeve të eurozonës do t’u mundësonte marrjen e huave me çmime të përballueshme.

Nga ana tjetër, Gjermania, e kundërshton fuqishëm këtë ide.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane, tha se në takimin e sotëm Sarkozi – Merkel, nuk do të diskutohet për fletë-obligacionet evropiane, por për përmirësimin e qeverisjes ekonomike.

Gjermania dhe Franca janë ekonomitë më të mëdha në eurozonën me 17 anëtarë.
XS
SM
MD
LG