Ndërlidhjet

Gjeliq: Bisedimet Beograd – Prishtinë, më 2 shtator


Dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të mbahet më 2 shtator në Bruksel, tha sot zëvendës kryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliq.

Ai u tha gazetarëve në Beograd, se Serbia do ta japë maksimumin për arritjen e kompromisit lidhur me vulat doganore, por nuk do t’i kaloj “vijat e kuqe”.

Zoti Gjeliq, mëtutje theksoi se gjetja e zgjidhjes për vulat doganore dhe për pjesërmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në forumet rajonale, janë kusht që Serbia ta fitoj statusin e kandidatit për anëtarësim dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG