Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Hapen hetimet ndaj shefes së FMN-së


Një gjykatë franceze sot formalisht e ka hapur hetimin ndaj shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagarde, për keqpërdorim të mundshëm të detyrës, pasi kur ishte ministre e financave, e kishte lejuar një pagesë të madhe për një mik të presidentit, Nikollas Sarkozi.

Zonja Lagarde ballafaqohet për bashkëpunim në përvetësim të fondeve publike, për miratimin e pagesës prej 285 milionë eurosh, për biznesmenin, Bernard Tapie, në vitin 2008.

Kristine Lagarde e hedh poshtë çfarëdo keqbërje.

Nuk ka sugjerim se ajo ka përfituar personalisht në çfarëdo forme nga kjo pagesë.
XS
SM
MD
LG