Ndërlidhjet

Sarkozi dhe Merkel diskutojnë krizën ekonomike


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë takuar në Paris, për të diskutuar mënyrat e frenimit të krizës së borxhit në Eurozonë, në kohën kur Gjermania ka bërë publike shifra zhgënjyese të rritjes ekonomike.

Sipas të dhënave të reja, rritja në Gjermani pothuajse është ndalur në periudhën prill-qershor. Këto shifra kanë ngjallur frikën e investitorëve se ekonomia globale është ngadalësuar më shumë sesa pritej.

Rritja tremujore prej vetëm 0.1% për Gjermaninë, e cila është ekonomia më e madhe në Evropë, është nën pritjet e tregjeve për 0.5% rritje.
XS
SM
MD
LG