Ndërlidhjet

Saleh paralajmëron kthimin në Jemen


Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, paralajmëroi se do të kthehet shumë shpejt në vendin e tij. Ai aktaulisht ndodhet në Arabinë Saudite, ku po shërohet nga plagët që ka pësuar pas një tentative për ta vrarë.

Saleh ka akuzuar sërish grupet opozitare për organizimin e protestave që bëjnë thirrje për largimin e tij.

Në një fjalim televiziv, ai ka ftuar opozitën të marrë pjesë në votime, "për t'i dhënë fund krizës, e cila zgjat tash e shtatë muaj".

Saleh tha se është i përgatitur të dorëzojë pushtetin "me anë të zgjedhjeve, e jo me anë të grusht-shtetit".

Ai është shfaqur në gjendje më të mirë shëndetësore nga spitali i Riadit, krahasuar me paraqitjet e mëhershme.
XS
SM
MD
LG