Ndërlidhjet

Rasti Magnicki nuk ndikon bashkëpunimin SHBA-Rusi


Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Riabkov, tha se kufizimet e vizave që kanë vënë Shtetet e Bashkuara për zyrtarët rusë, në lidhje me "rastin Magnicki", nuk do të ndikojnë në bashkëpunimin e dy vendeve sa i përket Iranit dhe Afganistanit.

Vdekja e avokatit 37-vjeçar nga një sëmundje e patrajtuar në burgjet e Moskës, thuhet se ka dëmtuar rëndë imazhin e Rusisë.

SHBA ka vënë kufizime vizash për disa zyrtarë që mendohet të jenë përfshirë në vdekjen e Magnickit.

Riabkov tha se "pohimet për zvogëlim të bashkëpunimit mbi Afganistanin, Iranin dhe Lindjen e Mesme, nuk janë asgjë më shumë se spekulime".
XS
SM
MD
LG