Ndërlidhjet

Programi bërthamor i Iranit diskutohet sot në Moskë


Programi bërthamor i Iranit pritet të diskutohet sot në Moskë në mes të ministrave të jashtëm të të dyja vendeve, Sergei Lavrov dhe Ali Akbar Salehi.

Të martën, presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad tha se Irani mirëpret një propozim rus me qëllim rinisjen e bisedimeve ndërkombëtare për programin bërthamor të Teheranit.

Propozimi thuhet se përfshin zbutjen graduale të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit.

Irani është aktualisht në katër grupe të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbi refuzimin e tij për të pezulluar pasurimin e uraniumit.

Disa raunde bisedimesh që përfshin Iranin dhe vendet si Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë dështuar të rezultojnë në një përparim rreth kësaj çështje në vitet e fundit.

Vendet perëndimore thonë se ato janë të shqetësuara se programi bërthamor i Iranit ka për qëllim bërjen e armëve atomike. Një gjë të tillë e ka mohuar Irani.
XS
SM
MD
LG