Ndërlidhjet

Bajden nis sot një vizitë katër ditore në Kinë


Shqetësimet lidhur me deficitin e buxhetit të qeverisë së SHBA-së, pritet të jenë në agjendën e nënpresidentit Xho Bajden, i cili do të takohet me udhëheqësit kinezë gjatë një vizite katër ditore në Kinë.

Kina është zotëruesja më e madhe e borxhit të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thanë se Bajden planifikon t'u tregojë udhëheqësve kinezë angazhimin e SHBA-ve për kapërcimin e problemeve fiskale.

Kina ka kritikuar politikanët amerikanë gjatë krizës së borxhit, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të jenë më të përgjegjshme.

Bajden arrin në Pekin sot me ftesë të zëvendës presidenti kinez Ksi Jinping.
XS
SM
MD
LG