Ndërlidhjet

Çavez dhe Ahmadinexhad diskutojnë për çmimin e naftës


Presidentët e Venezuelës dhe Iranit janë zotuar për të forcuar bashkëpunimin e tyre në kuadër të aleancës se naftës OPEC, për shkak të rënies së çmimit.

Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez, ka folur në telefon me presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad.

Ministria e Jashtme e Venezuelës tha se të dy udhëheqësit ranë dakord mbi nevojën për t’u koordinuar më nga afër me aleancën e OPEC-ut.

Çavez dhe Ahmadinexhad kanë diskutuar edhe për Sirinë e Libinë.

Ahmadinexhad citohet t’i ketë vlerësuar zhvillimet në këto vende si "agresion imperialist".

Të dy liderët kanë premtuar përpjekje për të arritur paqen në këto vende.
XS
SM
MD
LG