Ndërlidhjet

Prokurorët kërkojnë dy gjykime ndaj Mlladiqit


Prokurorët e Gjykatës së Hagës kanë propozuar ndarjen në dy pjesë të rastit kundër Ratko Mlladiqit, për të shpejtuar gjyqin e tij.

Ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës akuzohet për orkestrim të gjenocidit kundër tetë mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë dhe për krime të tjera gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë.

Prokurorët propozuan të gjykojnë Mlladqin fillimisht për Srebrenicën, ndërsa më pas për akuzat e tjera.

Mlladiq, i cili i mohon akuzat, e ka përshkkruar veten si njeri "shumë të sëmurë".
XS
SM
MD
LG