Ndërlidhjet

AAK: Haradinaj do të shpallet i pafajshëm


Një ditë para paraqitjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj para Tribunalit të Hagës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur besimin se lideri i saj do të shpallet i pafajshëm.

Nënëkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala, ka deklaruar se "mungesa e tij në politikën kosovare po vërehet gjithnjë e më shumë".

"Kthimi i tij në Kosovë, shpresojmë, në vjeshtën e këtij viti, do të shënojë hapin e parë, kyç gjithsesi, në kthesën e madhe politike për Kosovën, e cila është e domosdoshme, nëse duam t’ia kthejmë të mirën dhe të mbarën atdheut tonë", ka thënë Shala në takim me gazetarët.

Në prill të 2008-ës, Gjykata e Hagës ka liruar Haradinajn nga të 37 akuzat që e ngarkonin. Ai tani përballet me rigjykim të pjesshëm.
XS
SM
MD
LG