Ndërlidhjet

KMDLNJ i quan banale reagimet e serbëve në Prilluzhë


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka quajtur të papranueshëm reagimin e serbëve të fshatit Prilluzhë, të cilët, siç thuhet, me arsyetime banale tentojnë të bllokojnë ndërtimin e urës në këtë lokacion.

"Arsyetimi i serbëve se 'ndërtimi i urës kërcënon sigurinë e tyre', është arsyetim tashmë i përdorur dhe i shterur në Kosovë", thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

Dy ditë më parë, komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Byler, u ka thënë serbëve të Prilluzhës se ndërtimi i urës është “realitet”, i cili do të realizohet, pavarësisht kundërshtimeve të tyre.
XS
SM
MD
LG