Ndërlidhjet

TI: FIFA t'i realizojë reformat


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

"Transparency International"

Organizata kundër korrupsionit – Transaprency International – i ka bërë thirrje Federatës Botërore të Futbollit – FIFA, të realizojë reformat e përgjithshme të qeverisjes, që do të mbikëqyreshin nga një grup i pavarur dhe që do të siguronin pavarësinë e saj.

Grupi do të kujdesej për hetimin e pavarur të akuzave për korrupsion dhe për përfshirjen e procedurave të reja që do të siguronin transparencë dhe qeverisje të mirë.

Transparency International ka kërkuar edhe më herët kërkesa të ngjashme nga FIFA, porse këshillat përkatëse i ka specifikuar së fundmi, pasi FIFA ka dëshmuar vullnet për të ndryshuar – duke kërkuar këshilla mbi politikat anti-korrupsion dhe duke siguruar më shumë informacione në lidhje me menaxhimin e saj financiar dhe strukturat qeverisëse.

Kjo i ka mundësuar TI-së të japë rekomandime të hollësishme për çështjet e qeverisjes.

FIFA thotë se dëshiron të reformohet, por skandalet e njëpasnjëshme të mitmarrjes kanë zvogëluar besimin e publikut në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Duke punuar me një grup mbikëqyrës – duke marrë këshilla, duke i ofruar qasje – do të tregojë nëse do të ketë ndryshim të vërtetë. Procesi duhet të fillojë tani”, tha Silvia Shenk, këshilltare e lartë e sportit në TI.

Për shkak të natyrës së veçantë të FIFA-s, reformat domethënëse kërkojnë që çdonjëri që ka interes në lojë, t’i bashkohet debatit dhe të rrisë presionin për reformim.

Me pushtetin politik dhe ndikimin e madh social në gjithë botën, FIFA mban përgjegjësi për zyrtarët e futbollit nga 208 vende. Andaj, Transparency International do t’iu dërgojë rekomandime të gjitha kombëtareve të futbollit, duke u bërë thirrje për t’i mbështetur reformat.

Liderët në botën e sportit kanë përgjegjësi të veçanta që të sillen me integritet, për shkak se sporti ofron shembuj për njerëzit kudo, veçanërisht për të rinjtë”, tha Shnek.

Ky hap i TI-së vjen pas akuzave për ryshfet dhe mungesë të transparencës, të cilat dëmtuan zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në qershor të 2011-ës, ashtu si dhe zgjedhjen e vendeve nikoqire për Kupën e Botës në vitin 2012 dhe 2022.

Kur një organizatë thotë se do të ndryshojë, Transparency International është e gatshme të ofrojë këshilla konstruktivë. Tani që kemi bërë hapa të qartë dhe të drejtpërdrejtë, i mbetet FIFA-s të provojë angazhimin e saj për transparencë dhe llogaridhënie”, tha Shnek.

Rekomandimet e Transparency International reflektojnë praktikën e mirë në botën e biznesit dhe dalin nga dokumenti “Parimet e biznesit për të luftuar ndalimin e mitos” si dhe nga udhëzimet e Kontratës Globale të Kombeve të Bashkuara në lidhje me luftën kundër korrupsionit. (v.t.)
XS
SM
MD
LG