Ndërlidhjet

Rusia do vazhdojë shitjen e armëve në Siri


Vetëm disa ditë pasi sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i kërkoi Rusisë të ndalë dërgesat e tyre të armëve në Siri, eksportuesi i armëve në Rusi tha se do të vazhdojë ta respektojë kontratën e tij me Damaskun.

Drejtori i përgjithshëm i “Rosoboronexport”, Anatoli Isaykin, tha se "ne jemi të detyruar të përmbushim detyrimet tona kontraktuale".

Siria ka nënshkruar marrëveshje për të blerë armë të sistemeve anti-ajrore, avionë dhe municione nga Rusia.

Disa vende kanë kritikuar vazhdimisht shitjen e armëve në Siri nga ana e Rusisë.
XS
SM
MD
LG