Ndërlidhjet

Bajden arrin në Kinë, për shkak të shqetësimeve të borxhit


Nënpresidenti i SHBA-ve, Xho Bajden, ka arritur në Kinë për një vizitë katër ditore.

Bajden do të ketë takime me drejtues të lartë kinezë, duke përfshirë edhe homologun e tij Ksi Jinping.

Shqetësimet lidhur me deficitin e buxhetit të Qeverisë së SHBA-së, pritet të jenë në krye të agjendës së kësaj vizite.

Kina ka kritikuar politikanët amerikanë gjatë krizës së borxhit, duke u bërë thirrje që të jenë më të përgjegjshëm.

Kina është zotëruesja më e madhe e borxhit të Shteteve të Bashkuara.

Bajden arriti në Pekin me ftesë të zëvendës presidenti kinez Ksi Jinping.
XS
SM
MD
LG