Ndërlidhjet

Rroli i (pa)definuar i opozitës


Parlamenti i Maqedonisë
Parlamenti i Maqedonisë
Opozita duhet të ndryshojë përfundimisht veprimin. Në vend që të adresojë kritika, ajo duhet të ofrojë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballën qytetarët. Vetëm në këtë rast mund të thuhet se kemi një opozitë në kuptimin e plotë të fjalës.

Kështu shprehen analistët politikë, duke komentuar takimin e partive politike të opozitës me ç’rast i kanë bërë thirrje partive në pushtet që te ndalojnë dhunën shtetërore, ndërkohë që paralajmëruan aktivitete të quajtura “rezistence qytetare”
.
Orvatjet e opozitës kanë karakterin e një presioni, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Për mua, në rastin konkret dhe në të gjitha rastet me rëndësi është funksionimi i shtetit ligjor, dhe këtu parashtrohet pyetja : A funksionon shteti ligjor? Ose opozita vepron në mënyrë të jashtëligjshme?”, shprehet Etem Aziri, ligjërues i shkencave politike në UEJL, në Tetovë.

Ai thotë se opozita duhet të ofrojë zgjidhje konkrete për problemet aktuale dhe jo të funksionojë me logjikën e presionit, sepse në këtë formë edhe më shumë dobësohet forca e veprimit politik të partive opozitare.

Ndërkaq Sonja Stojadinoviq, politikologe, vlerëson se opozita është bërë anemike në veprimin e saj politik, përderisa të gjitha veprimet e saja janë paraqesin reflektim të veprimeve të pushtetit, dhe jo anasjelltas.

Edhe te partitë politike shqiptare edhe ato maqedonase, mendoj se është koha e fundit të ndryshojnë strategjinë e veprimit, të ballafaqohen me problemet e qytetarëve dhe të shqyrtojnë të gjitha mundësitë si t’i zgjidhin të njëjtat, duke ia imponuar zgjidhjen, e cila është në interes të përgjithshëm edhe pushtetit. Vetëm në këtë mënyrë mund të flasim për një opozitë konstruktive”, thekson Stojadinoviq

Në vendet demokratike, opozita jo vetëm se luan rolin korektorit(korrigjuesit) të pushtetit, por ajo në të shumtën e rasteve u prinë proceseve, sidomos atyre që drejtpërdrejtë tangojnë interesat e qytetarëve.
Në vendet demokratike, opozita jo vetëm se luan rolin korektorit(korrigjuesit) të pushtetit, por ajo në të shumtën e rasteve u prinë proceseve, sidomos atyre që drejtpërdrejtë tangojnë interesat e qytetarëve. Kjo praktikë në Maqedoni pothuajse aspak nuk praktikohet, edhe pse vendi tashmë dy dekada shkelë në pluralizëm”, thotë Stojadinoviq.

Nga ana tjetër, Etem Aziri, vlerëson se gjendja është edhe më e rëndë në fushëveprimin politik të opozitës shqiptare.

Unë pastër dyshoj se ekziston opozita shqiptarë. Ekziston vetëm një numër i deputetëve, të cilët nuk i takojnë partisë në pushtet. Sikurse duket, organizimi politik i shqiptarëve i kthehet pozicionit, bazë të 90-tave, se për shqiptarët është e mjaftueshme një parti politike, e cila mund t’i artikulojë të gjitha interesat e tyre. Realisht, për fat të keq nuk ka kurrfarë force politike, që të jetë në shërbim të ndryshimeve shoqërore”, thotë Aziri
.
Sipas tij, abstinenca e partive politike ka të bëjë edhe me ngufatjen e hapësirës nga ana e pushtetit, e cila është e obliguar të krijojë kushte për veprim në funksion të ndërtimit të shtetit me kapacitete demokratike.

...për fat të keq nuk ka kurrfarë force politike, që të jetë në shërbim të ndryshimeve shoqërore.
Për të pasur një opozitë të mirëfilltë duhet të krijohen edhe kushte për veprimin e po asaj opozite. Gjersa nuk krijohen kushte për veprimin e mirëfilltë të opozitës, ne do të kemi vetëm një opozitë formale. E për t’u krijuar kushte, duhet të rriten kapacitetet demokratike të vendit. E ky shtet, për fat të keq, tani për tani nuk bën asgjë në këtë drejtim” shprehet ai.

Ndryshe, edhe në raportet e progresit të Komisionit Evropian, në përmbushjen e kritereve të Maqedonisë gjatë procesit të integrimit, viteve të fundit, në vazhdimësi janë apostrofuar një varg kritikash për mungesë të dialogut politik dhe veprimit të demokracisë konsensuale.
XS
SM
MD
LG