Ndërlidhjet

Jushçenko dëshmon në rastin Timoshenko


Viktor Jushqenko
Viktor Jushqenko
Ish-presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko, ka mbërritur në gjykatë për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit në gjyqin e ish- kryeministres Julia Timoshenko.

Timoshenko ndodhet në gjyq për shkak të keqpërdorimit të dyshuar të pushtetit, që ka të bëjë me një marrëveshje të gazit, që ajo ka nënshkruar me Rusinë në vitin 2009.

Nëse dënohet, ajo rrezikon deri në 10 vjet burgim.

Timoshenko ka mohuar akuzat dhe thotë se gjyqi kundër saj është një hakmarrje politike nga presidenti Viktor Janukoviq, ndaj të cilit ajo humbi garën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.

Timoshenko ishte aleate e Jushçenkos në vitin 2004. Ajo ka shërbyer dy herë si kryeministre, derisa president ishte Jushçenko.(a.k.)

Jushçenko dëshmon në rastin Timoshenko
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:40 0:00
XS
SM
MD
LG