Ndërlidhjet

Kosova dhe Bullgaria forcojnë bashkëpunimin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur ministrin e Bujqësisë të Republikës së Bullgarisë, Mirosllav Naidenov.

Temë bosht e takimit mësohet të ketë qenë bashkëpunimi mes dy vendeve, si dhe gatishmëria për thellimin e tij në fushën e bujqësisë.

Kryeministri Thaçi, pos tjerash, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Bullgaria u ka dhënë proceseve demokratike në Republikën e Kosovës dhe ka shtuar se bashkëpunimi i mirë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Bullgarisë do të vazhdojë të thellohet në të gjitha fushat.
XS
SM
MD
LG