Ndërlidhjet

Policia e Kosovës konfiskon 6 vetura të dyshuara


Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me njësitet rajonale të autokrimeve, ka realizuar një operacion policor, me qëllim të hetimit dhe zbulimit të veturave të dyshuara, të vjedhura dhe të falsifikuara.

"Ky plan policor është realizuar në të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës, duke filluar në rajonin e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës, e më pas në rajonin e Prishtinës, Ferizajt dhe Gjilanit", thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas së njëjtës, gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 183 vetura të ndryshme dhe si rezultat i dyshimeve janë konfiskuar 6 vetura.
XS
SM
MD
LG