Ndërlidhjet

logo-print

Tom Henks "dëmshpërblen" fansat


Aktori i Hollivudit, Tom Henks, ka pasur një përballje të pazakontë me dy adhurues të tij në një pikë karburanti të Los Angjelosit.

Çifti i është afruar Henksit për t'i treguar se ka parë filmin e tij të fundit "Larry Crowne". Fituesi i Çmimit Oskar ka marrë përshtypje jo të mirë nga fansat, të cilët janë shprehur "të zhgenjyer" me filmin, duke thënë se "nuk ishte i mirë".

Hens u ka dhënë atyre 25 dollarë si kompensim për paratë e biletave. Ai ka kërkuar ndjesë dhe ka premtuar se filmi i radhës do të jetë më i mirë.
XS
SM
MD
LG