Ndërlidhjet

logo-print

Asad thotë se ka ndaluar operacionet ushtarake


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, i ka thënë kreut të OKB-së, Ban Ki-mun, se operacionet ushtarake dhe policore kundër protestuesve janë ndaluar.

Në deklaratën e Kombeve të Bashkuara thuhet se Asadi pohoi një gjë të tillë gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm.

Njoftimi vjen pas raportimeve se shefja për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillaj, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së të referojë regjimin sirian para Gjykatës Kriminale Ndërkombëtare, për hetimin e mizorive të dyshuara ndaj protestuesve.

Këshilli i Sigurimit pritet të mbajë një sesion me dyer të mbyllura për Sirinë, sot në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG