Ndërlidhjet

logo-print

Pekin, Bajden diskuton planet ekonomike


Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, po qëndron në Pekin, ku pritet të takohet me homologun kinez, Ksi Jinping.

Në agjendën e bisedimeve pritet të jenë planet e Shteteve të Bashkuara për reduktimin e deficitit – një përpjekje kjo për të zvogëluar shqetësimet e Kinës. Kjo e fundit është zotëruesja më e madhe e borxhit amerikan, me rreth 1.17 trilion dollarë bono.

Bajden pritet po ashtu t’i kërkojë Kinës të përqendrohet në reformat e saj ekonomike, duke lejuar rritjen e monedhës së saj në vlerë dhe kalimin në një ekonomi më pak të bazuar në eksporte.

Garantimi i të drejtave të njeriut për qytetarët do të jetë një tjetër kërkesë e zëvendëspresidentit amerikan drejtuar autoriteteve kineze.
XS
SM
MD
LG