Ndërlidhjet

Ushtria turke u hakmerret rebelëve kurdë


Ushtria turke ka sulmuar bazat e rebelëve kurdë në Irakun verior, në hakmarrje ndaj vrasjes së tetë ushtaravë turq dhe rojes së fshatit, nga një pjesëtar i Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Ngjarja ndodhi në provincën Hakari, pranë kufirit të Irakut. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan i ka dënuar vrasjet, duke thënë se përgjegjësit do ta paguajnë çmimin.

Raportet thonë se avionët luftarakë të Turqisë kanë goditur caqet kurde në rajonin Kandil dhe në zona të tjera të Irakut.

Partia Punëtore e Kurdistanit ka nisur një betejë guerile për më shumë autonomi në Turqi që nga viti 1984. Rreth 40 mijë veta, shumica kurdë, kanë humbur jetën gjatë këtyre dekadave.
XS
SM
MD
LG