Ndërlidhjet

Afganistan, vriten 20 civilë


Të paktën 20 civilë kanë humbur jetën pas shpërthimit të bombës pranë një minibusi në provincën Herat të Afganistanit.

Burimet zyrtare thonë se automjeti ishte i mbushur me pasagjerë kur pësoi nga sulmi. Të njëjtat fajësojnë militantët talibanë.

Në një tjetër incident, një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer bombat në hyrje të një baze të Shteteve të Bashkuara në provincën Paktia.

Zëdhënësi i koalicionit të forcave amerikane, Nikollas Koner, tha se dy roje afgane kanë humbur jetën.

Për këtë sulm, përgjegjësinë e kanë marrë talibanët.
XS
SM
MD
LG