Ndërlidhjet

Shqetësime për lirinë e shprehjes në Maqedoni


Organizata "Reporterët pa Kufij" ka shprehur shqetësimin për rënien e vazhdueshme të lirisë së mediave në Maqedoni që nga fillimi i vitit.

"Mbyllja e tri të përditshmeve kombëtare, tërhqja e licensës së pronësisë për njërin nga televizionet private dhe ndryshimet në Këshillin e Radiodifuzionit, që lehtësojnë kontrollin e qeverisë, kanë shkaktuar një rrëmujë në botën e mediave, çfarë nuk është një shenjë e mirë për lirinë e shprehjes", thuhet në kumtesën e kësaj organizate.

Ditë më parë, televizionit më të vjetër dhe më të shikuar privat në Maqedoni, A1, i janë marrë frekuencat nga Agjencia për Komunikim Elektronik, për shkak të, siç është thënë, evazionit fiskal.
XS
SM
MD
LG