Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit diskuton sërish Sirinë


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet sot për të diskutuar krizën në Siri.

Diplomatët në Nju Jork thonë se kryesuesja e OKB-ës për të drejtat e njeriut, Navi Pillaj, pritet të kërkojë nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime të hetojë shkeljet e mundshme të Ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut nga ana e forcave të presidentit Bashar al-Asad.

Sesioni i veçantë është kërkuar nga 24 anëtarë të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, përfshirë katër vendet arabe: Jordaninë, Kuvajtin, Arabinë Saudite dhe Katarin.
XS
SM
MD
LG