Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, ku thuhet se deficiti tregtar ka arritur vlerën prej 925.4 milionë euro, ka ngritur shqetësim tek ekspertët e çështjeve ekonomike në Prishtinë.
Sipas tyre, ky deficit i lartë tregtar po ndikon negativisht në trendin e rritjes ekonomike të vendit
Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se me këtë shkallë të deficitit tregtar, nuk mund të vazhdohet, por duhet urgjentisht të dizajnohen politika mbështeste që e favorizojnë eksportin, dhe në të njëjtën kohë ndikojnë në zhvillimin e sektorëve ku Kosova mund të zëvendësojë importin.
“Vendet e rajonit të gjithë kanë deficit tregtar, por në një shkallë shumë të vogël, 20 deri në 30 për qind, por në rastin e Kosovës është një dallim i madh në raport të mbulimit të eksportit me import, dhe kjo ka shkaktuar telashe të mëdha pasi që pjesa më e madhe e parave të gatshme nuk janë pjesë e tregut të Kosovës, por janë pjesë e vendeve tjera ku ne importojmë”, shprehet Rukiqi.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në gjysmën e parë të këtij viti,
eksportet shënuan normë vjetore të rritjes prej 18.6 për qind, duke arritur vlerën prej 168.1 milionë euro, ndërsa importet shënuan rritje vjetore prej 16.5 për qind dhe arritën vlerën prej 1.09 miliardë euro.
Sipas raportit të BQK-së, efekti i rritjes së eksporteve vazhdon të eliminohet nga rritja e importeve për sa i përket ndikimit në vlerën e bilancit tregtar, duke pasur parasysh se importet janë rreth 6.5 herë më të larta sesa importet.
Lidhur më këto të dhëna, analisti i çështjeve ekonomike Fisnik Reçica, thotë se deficiti i lartë tregtar po rrezikon qëndrueshmërinë ekonomike të vendit, dhe ky deficit i lartë tregtar ndodh për shkak të nivelit të ultë të prodhimit vendor edhe nivelit të lartë të importit i cili po vazhdon.
“Edhe pse në periudhën e fundit, sipas raportit të BQK-së ka pasur një ngritje të raportit eksport – import, mirëpo ky raport është i vogël për shkak të rritjes së konsumit. Mendoj se stimulimi i prodhimeve vendore në radhë të parë, që besoj se duhet bërë tek procesimi i produkteve ushqimore të cilët pastaj do të stimulonin edhe prodhimet tjera vendore dhe lëndën e parë sidomos në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe hortikulturës, të cilat mandej do të ndikonin në zhvillimin e bizneseve vendore”, thekson Reçica.
Masat e reciprocitetit ndaj produkteve të Serbisë, sipas Fisnik Reçicës do të kenë ndikuar në uljen e deficitit tregtar, për arsye, siç thotë ai, është rritur prodhimi vendor, dhe ky prodhim do të balancon deficitin tregtar.
Por, Reçica thekson se deficiti tregtar aktual i cili është deri në 90 për qind është vështirë të ulet.
“Raporti, import me eksport do të ulet aq sa mundet të ulet, për shkak se kapacitetet e prodhimeve në Kosovë janë të kufizuara. Fillimisht duhet të shkohet me zëvendësim të importit. Ky zëvendësim i importit do ta ulë nivelin e deficitit mandej gjitha ato mjete që hyjnë nga jashtë si dërgesat nga bashkatdhetarët apo mjete tjera që vinë nga jashtë, do të mbeteshin brenda , për shkak se deri më tani ashtu si hynë brenda dalin jashtë përmes mallrave të importit”, thekson Reçica.
Ekspertët e ekonomisë thonë se instrumente që janë përdorur në 10 vjetët e fundit të pas luftës për stimulimin e bizneseve vendore është i vogël.
Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se autoritetet kosovare duhet të mendojnë forma tjera pro-aktive në përkrahjen e bizneseve.
“Duhet gjetur politika në nxitjen e eksportit, në nxitjen e prodhimit Tani është një moment i ri në Kosovë, sidomos pas ri-dizajnimit të raporteve tregtare me vendet e rajonit duke pasur parasysh reciprocitetin që po zbatohet me Serbinë dhe Bosnjën. Serbia ka qenë një ekspertues i madh në Kosovë dhje kjo ka krijuar një zbrazëtirë të madhe, dhe kjo zbrazëtirë duhet të plotësohet me produktet vendit”, shprehet Rukiqi.
Struktura e eksporteve të Kosovës vazhdon të dominohet nga metalet bazë, të cilat përbëjnë 63.6 për qind të gjithsej eksporteve të Kosovës.
Deri në fund të qershorit 2011, eksporti i metaleve bazë shënoi rritje vjetore prej 16.9 për qind. Një kategori tjetër me pjesëmarrje më të theksuar në gjithsej eksportet janë edhe produktet minerale, të cilat përbëjnë 11.7 për qind të gjithsej eksporteve.
Deri në qershor 2011, Kosova importoi mallra në vlerë prej 1.09 miliardë euro krahasuar me 938.8 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit paraprak
Sipas tyre, ky deficit i lartë tregtar po ndikon negativisht në trendin e rritjes ekonomike të vendit
Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se me këtë shkallë të deficitit tregtar, nuk mund të vazhdohet, por duhet urgjentisht të dizajnohen politika mbështeste që e favorizojnë eksportin, dhe në të njëjtën kohë ndikojnë në zhvillimin e sektorëve ku Kosova mund të zëvendësojë importin.
“Vendet e rajonit të gjithë kanë deficit tregtar, por në një shkallë shumë të vogël, 20 deri në 30 për qind, por në rastin e Kosovës është një dallim i madh në raport të mbulimit të eksportit me import, dhe kjo ka shkaktuar telashe të mëdha pasi që pjesa më e madhe e parave të gatshme nuk janë pjesë e tregut të Kosovës, por janë pjesë e vendeve tjera ku ne importojmë”, shprehet Rukiqi.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në gjysmën e parë të këtij viti,
eksportet shënuan normë vjetore të rritjes prej 18.6 për qind, duke arritur vlerën prej 168.1 milionë euro, ndërsa importet shënuan rritje vjetore prej 16.5 për qind dhe arritën vlerën prej 1.09 miliardë euro.
Sipas raportit të BQK-së, efekti i rritjes së eksporteve vazhdon të eliminohet nga rritja e importeve për sa i përket ndikimit në vlerën e bilancit tregtar, duke pasur parasysh se importet janë rreth 6.5 herë më të larta sesa importet.
Lidhur më këto të dhëna, analisti i çështjeve ekonomike Fisnik Reçica, thotë se deficiti i lartë tregtar po rrezikon qëndrueshmërinë ekonomike të vendit, dhe ky deficit i lartë tregtar ndodh për shkak të nivelit të ultë të prodhimit vendor edhe nivelit të lartë të importit i cili po vazhdon.
Edhe pse në periudhën e fundit, sipas raportit të BQK-së ka pasur një ngritje të raportit eksport – import, mirëpo ky raport është i vogël për shkak të rritjes së konsumit.
Masat e reciprocitetit ndaj produkteve të Serbisë, sipas Fisnik Reçicës do të kenë ndikuar në uljen e deficitit tregtar, për arsye, siç thotë ai, është rritur prodhimi vendor, dhe ky prodhim do të balancon deficitin tregtar.
Por, Reçica thekson se deficiti tregtar aktual i cili është deri në 90 për qind është vështirë të ulet.
Raporti, import me eksport do të ulet aq sa mundet të ulet, për shkak se kapacitetet e prodhimeve në Kosovë janë të kufizuara.