Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Prishtina po organizon "eksodin e serbëve"


Ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviq, tha se Qeveria e Serbisë do ta pengojë Prishtinën, e cila, “me presione të vazhdueshme, bën përpjekje të shpërngulë sa më shumë serbë nga veriu i Kosovës”.

Bogdanoviq u tha mediave serbe se “planin për eksodin e serbëve, Prishtina e ka sinkronizuar me Shtetet e Bashkuara”.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, “jo rastësisht ka zgjedhur që tani të bllokojë hyrjen e autobusëve të Serbisë qendrore në Kosovë, si dhe të nisë ndërtimin e urës mbi Sitnicë”.

“Të gjitha këto janë presione dhe me siguri do të ketë edhe të tjera, me të cilat Prishtina bën përpjekje të krijojë tensione para fillimit të vitit shkollor. Kjo - në mënyrë që sa më shumë serbë të braktisin Kosovën dhe të shpërngulen në Serbinë qendrore. Qeveria do t’i ndihmojë serbët për të penguar synimet e Thaçit”, tha Bogdanoviq për mediat serbe.
XS
SM
MD
LG