Ndërlidhjet

Tribunali mohon se Mlladiqi ndodhet në spital


Gjykata e Hagës ka mohuar deklaratat se i akuzuari për krime lufte, Ratko Mlladiq, është dërguar në spital.

"Deklaratat se Mlladiqi është në spitalin Bronovo, nuk janë të sakta. Mund
konfirmojmë se ai nuk është larguar nga kompleksi i burgut në Sheveningen", ka thënë zëdhënësja e gjykatës, Nerma Jellaçiq.

Ajo vuri në dukje se, në përputhje me rregullat e Tribunalit, nuk mund të
publikojë detaje rreth shëndetit të asnjërit të akuzuar që ndodhet në paraburgim.

Jellaçiq tha se "Tribunali u mundëson të pandehurve mbrojtje të mirë shëndetësore dhe trajtim mjekësor, kur ka nevojë".

Mediat serbe kanë raportuar se Mlladiqi është dërguar urgjentisht në spitalin Bronovo, ku, sipas të njëjtave, do t'i nënshtrohej operacionit.
XS
SM
MD
LG