Ndërlidhjet

logo-print

Papa Benedikti XVI arrin në Madrid


Papa Benedikti XVI ka nisur vizitën katërditore në Madrid, gjatë së cilës do të udhëheqë edhe meshën për nder të Ditës Botërore të Rinisë Katolike.

Për këtë ngjarje, autoritetet spanjolle shprehin bindjen se do të mblidhen rreth një milion pelegrinë nga e gjithë bota.

Vizita e Papës, e cila vjen në kohën kur Spanja po përballet me krizë të rëndë ekonomike, ka shkaktuar kritika për koston e saj, e cila vlerësohet të arrijë në të paktën 50 milionë euro.

Të mërkurën, 11 njerëz, përfshirë dhe dy policë, janë plagosur lehtë, gjatë përpjekjeve të forcave të rendit për të parandaluar protestuesit të përplasen me pelegrinët katolikë.
XS
SM
MD
LG