Ndërlidhjet

Zvicra tërheq ambasadorin nga Siria


Zvicra ka vendosur të tërheqë ambasadorin e saj nga Damasku, në shenjë proteste ndaj shtypjes së dhunshme të protestuesve anti-qeveritarë.

"Sjellja e papranueshme e forcave të sigurisë siriane ka bërë Ministrinë e Jashtme të tërheqë ambasadorin nga posti i tij në Damask", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme zvicerane.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet sot për të diskutuar krizën në Siri.

Sesioni i veçantë është kërkuar nga 24 anëtarë të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, përfshirë katër vendet arabe: Jordaninë, Kuvajtin, Arabinë Saudite dhe Katarin.

Deri në 2,000 persona besohet të kenë humbur jetën në Siri, që nga shpërthimi i protestave kundër presidentit Bashar al-Asad, në muajin mars.
XS
SM
MD
LG