Ndërlidhjet

Pesë të vrarë nga sulmet në Izrael


Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga sulmet në jug të Izraelit, në kufi me Egjiptin dhe Jordaninë.

Sipas informatave të para nga shërbimi i emergjencës, dhjetë të tjerë janë plagosur në sulmet ndaj dy autobusëve.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, tha se sulmet vijnë nga drejtimi i Gazës, ndërsa përgjigjja, sipas tij, do të jetë e fortë dhe e vendosur.

"Fjala është për një sulm të koordinuar terrorist, që tregon kontrollin e dobët të Egjiptit dhe përhapjen e aktiviteteve terroriste", tha Barak.
XS
SM
MD
LG