Ndërlidhjet

SHBA kërkon dorëheqjen e Asadit


Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje presidentit sirian, Bashar al-Asad, të japë dorëheqje.

Presidenti Barak Obama ka bërë thirrjen e tij përmes një deklarate me shkrim.

SHBA gjithashtu njoftoi për sanksione të reja kundër regjimit sirian.

Ky hap i Shteteve të Bashkuara pritet të pasohet me veprime të ngjashme nga fuqitë e tjera, e sidomos nga Bashkimi Evropian.

Thirrja e presidentit Obama vjen disa orë para takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar krizën në Siri.
XS
SM
MD
LG