Ndërlidhjet

Maqedoni: Policia ka arrestuar dy peruanë për drogë


Policia në Maqedoni thotë se i ka arrestuar dy shtetas të Perusë, të dyshuar për kontrabandim të kokainës në gjendje të lëngët.

Policia e ka bërë arrestimin sot në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.

Të dyshuarit, 49 dhe 33 vjeçar, arritën në Shkup, nga Brazili.

Gjatë ekzaminimit mjekësor, në trup të secilit u gjetën nga 33 prezervativa me 1500 mililitra të kokainës në gjendje likuide.

Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski, tha se ky ishte rasti i parë që dikush ishte arrestuar për kontrbandim të drogës në këtë mënyrë.
XS
SM
MD
LG