Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmet – 26 të vrarë


Së paku 24 civilë janë vrarë sot nga shpërthimi i dy bombave në një rrugë në Herat të Afganistanit.

Nga këto shpërthime u plagosën së paku 11 vetë.

Zyrtarët afganë thonë se edhe gra dhe fëmijë kishte në mesin e viktimave.

Në një sulm tjetër, një sulmues vetëvrasës me kamion – bombë, afër hyrjes në një kompleks që shfrytëzohet nga Shtetet e Bashkuara, në pjesën juglindore të Afganistanit, janë vrarë dy rojtarë të sigurisë afgane, ka njoftuar zëdhënësi i forcave të koalicionit, Nikolas Koner.

Në mesin e trupave amerikane nuk ka pasur viktima.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që u bë në qytetin Gardez të provincës Paktia.
XS
SM
MD
LG