Ndërlidhjet

logo-print

Rënie e bursave në Nju Jork dhe Evropë


Në Wall Street të Njujorkut sot është shënuar rënie e vlerave të bursave në orët e para të hapjes, për afro 4.5%, për shkak se shqetësimeve të recesionit në pritje iu shtua edhe rritja më e madhe se që pritej e papunësisë në Shtetet e Bashkuara.

Bursat evropiane, poashtu, kanë shënuar rëne të madhe për shkak të shqetësimeve për ripërtritjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

Indeksi Daks i Gjermanisë ra për më tepër se 5%. Tregtarët i fajësuan efektet e ndalesës në shitjen afatshkurtër të rezervave financiare në pjesët e tjera të Evropës.

Shtija në afatshkurtër është mënyra me të cilën dilerët përfitojnë duke parashikuar me korrektësi rënien e çmimeve të aksioneve.

Kjo ndalesë, e shpallur javën e kaluar në Francë, Itali, Spanjë dhe Belgjikë, i ka shtyrë investitorët drejt Daksit gjerman, që nuk ishte i përfshirë në ndalesë.

Indeksi i bursës kryesore në Paris sot ka rënë për më tepër se 6%.

Rënie prej 5% është parë në Spanjë dhe Portugali.

Në Londër, FTSE i humbi 4% të vlerës së tij, në Zvicër indeksi ra për më tepër se 4%, ndërsa ai i Italisë e humbi vlerën për 3%.
XS
SM
MD
LG