Ndërlidhjet

Liderët amerikanë dhe evropianë kërkojnë tërheqjen e Asadit


Shtetet e Bashkuara dhe tri fuqi evropiane kanë bërë thirrje që presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, të tërhiqet.

Kjio thirrje u bë para takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të diskutohet për goditjen e Asadit ndaj protestuesve kundër qeverisë.

Këtë thirrje, presidenti amerikan, Barak Obama, e bëri në një deklaratë me shkrim, e cila ishte reflektuar pak pas kohe edhe në deklaratën televizive të sekretares së shtetit, Hillari Klinton.

“Populli i Sirisë meriton qeveri, e cila e respekton dinjitetin e tyre, i mbron të drejtat e tyre dhe i merr parasysh aspiratat e tyre. Asadi po qëndron në rrugën e tyre. Për të mirën e popullit të Sirisë, ka ardhur koha që ai të tërhiqet dhe këtë tranzicion ta lë te vetë sirianët”, tha Hillari Klinton.

Shtetet e Bashkuara, poashtu, kanë shpallur sanksione të reja të ashpra ndaj regjimit të Asadit me një urdhër ekzekutiv që i bllokon të gjitha fondet e qeverisë së Sirisë dhe i ndalë investimet dhe eksportin në këtë vend.

Kërkesa amerikane që Asadi të tërhiqet është pasuar me thirrje të ngjashme nga kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Nikollas Sarkozi, të cilët e kanë publikuar një deklaratë të përbashkët.
XS
SM
MD
LG