Ndërlidhjet

logo-print

Prokurori: Viktimat janë parë si kolaboracionistë dhe spiunë


Në Gjykaktën për Krime të Luftës në Hagë, ka filluar rigjykimi i pjesërishëm kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ish pjesëtarëve të UÇK-së, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.

Ky është rigjykimi i parë në historinë 18 vjeçare të Gjykatës, e cila më 3 prill të vitit 2008 e kishte liruar Haradinajn dhe Balajn. Brahimaj ishte dënuar me 6 vjet burg.

Prokurori Paul Rogjers tha në seancën e sotme se të tre të akuzuarit ishin involvuar në torturë dhe vrasje.

“Viktimat ishin rrahur, torturuar dhe në disa raste ishin vrarë, pavarësisht nga etniciteti i tyre”, tha zoti Rogjers dhe shtoi se viktimat, nga i akzuari Haradinaj dhe liderët e tjerë të UÇK-së, ishin parë si “kolaboracionistë, spiunë dhe të dyshuar për tradhti”., kundër forcës për pavarësi.

Ai mëtutje tha se derisa UÇK-ja ishte e angazhuar në luftë legjitime për pavarësi në vitet 1998-99, me ç’rast kishte të drejtë ta përdorë forcën, fushata e torturës dhe e vrasjes ndaj civilëve, që janë parë si kundërshtarë, ishte ilegale.

Dëshmitari, që kishte refuzuar të dëshmoj në procesin e parë, Shefqet Kabashi, është dërguar sot në burgim nnë Tribunalin e Hagës, për tu ballafaquar me akuza për mospërfillje të gjykatës.

Avokakti i zotit Haradinaj, Ben Emerson, tha në gjykatë se prokurorët do ta ftonin Kabashin, ish luftëtar i UÇK-së, për të dëshmuar të premten, por mbetet e paqartë nëse ai do të përgjigjet në pyetjet e tyre.

Në një kumtesë të Gjykatës së Hagës thuhet se dëshmia e Kabashit “është relevante për rigjykim, pasi ajo ndërlidhet me përgjegësinë e dyshuar të të akuzuarve për krime të kryera në selinë e UÇK-së” dhe në një burg, që UÇK-ja e mbante në fshatin Jabllanicë.
XS
SM
MD
LG