Ndërlidhjet

Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmet në Kabul


Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse në një kompleks britanik, në Kabul të Afganistanit.

Të paktën dy policë afganë dhe një punëtor civil janë raportuar të vrarë nga sulmet.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Muxhahid, ka pranuar përgjegjësinë, duke thënë se "militantët kanë sulmuar dhe kanë nisur edhe një sulm tjetër ndaj një objekti të Kombeve të Bashkuara në Kabul".

Ai tha se sulmet ndodhën "për të shënuar pavarësinë e Afganistanit nga Britania në vitin 1919".
XS
SM
MD
LG