Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët sulmojnë Këshillin Britanik

  • RFE /RL




Kamikazët kanë sulmuar kompleksin britanik në Kabul, duke vrarë të paktën nëntë njerëz. Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në përvjetorin e Pavarësisë së Afganistanit nga Britania.

Forca Ndërkombëtare e Sigurisë (ISAF) tha se trupat e huaja ishin në vend të ngjarjes për t'i ofruar ndihmë policisë afgane.

Këshilli Britanik është një agjenci e financuar nga qeveria, e cila drejton programe kryesisht kulturore.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Muxhahid, tha se militantët kanë në shënjestër edhe një kompleks të Kombeve të Bashkuara, jo larg zyrave të Këshillit Britanik.

Por, zëdhënësi i misionit të OKB-së në Afganistan, Den Meknorton, ka mohuar se ndonjë objekt i këtij misioni është vënë në shënjestër. (v.t.)


XS
SM
MD
LG