Ndërlidhjet

Aktivisti indian lë burgun, fillon agjërimin


Turma të mbështetësve kanë përshëndetur me brohoritje një aktivist kundër korrupsionit, i cili la burgun për të nisur agjërimin publik dy-javor.

Fushata e Ana Hazares për legjislacion më të fuqishëm kundër korrupsionit ka fituar qindra mijëra mbështetës në Indi, ku korrupsioni në masë të gjerë ka shkaktuar pakënaqësi të thellë.

Aktivisti veteran 74 vjeçar tha se fushata e tij është inspiruar nga lufta paqësore e Mahatma Gandit kundër regjimit britanik.

Hazare është marrë në paraburgim nga policia të martën, ndërsa po përgatitej që të fillonte agjërimin publik.

Arrestimi i tij ka nxitur protesta, dhe ai u lirua në ditën pasuese, por refuzoi të linte burgun, derisa policia nuk lejoi që ai ta nisë agjërimin pa ndonjë kusht.

Hazare është lejuar që fillimisht të agjërojë 15 ditë, në një hapësirë të hapur në qendër të Delhit, e cila zakonisht rezervohet për festivale fetare.

Mediat indiane raportojnë se tashmë mijëra njerëz janë mbledhur në atë vend.
XS
SM
MD
LG