Ndërlidhjet

Timoshenko me simptoma misterioze


Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko që po mbahet në një qeli burgu, nën akuzat për abuzim me pushtetin, ka kërkuar leje për një ekzaminim mjekësor rreth simptomave misterioze.

Zyrtarët e partisë së saj, thanë se ajo është sëmurë në sallën e gjyqit dhe gjyqtari e ka shtyrë gjykimin e saj deri të hënën, për ta lejuar një ekzaminim mjekësor.

Avokati i Timoshenkos, Juri Sukov, ka kërkuar nga gjykatësi që mjeku privat i Timoshkenos ta kontrollojë atë dhe t’ia bëjë analizat, duke thënë se ajo ka "simptoma shqetësuese, që nuk mund të shpjegohen në rastet e sëmundjeve tashmë të njohura”.

Timoshenko i ka thënë gjykatës se ajo nuk u beson mjekëve të burgut, në të cilin po mbahet.

Gjykatësi Rodion Kirjev nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Timoshenko për një ekzaminim nga mjeku i saj, duke thënë se kërkesa "do të shqyrtohet sipas ligjit".

Oleksandër Turqinov një ndihmës i Timoshenkos, tha se shëndeti i Timoshenkos "është përkeqësuar me shpejtësi", të mërkurën, dhe "mavijosje prej shpërthimit të enëve të gjakut janë shfaqur në të gjithë trupin e saj".
XS
SM
MD
LG