Ndërlidhjet

Berisha vlerëson rolin e Jahjagës në konsolidimin e shtetit


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në rezidencën qeveritare në qytetin e Vlorës.

Berisha ka vlerësuar rolin që presidentja Jahjaga "ka luajtur dhe po luan në rritjen dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës, si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan", thuhet në kumtesën për media.

Sipas së njëjtës, ai sërish ka vlerësuar vendosmërinë e autoriteteve të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e ligjit dhe të rendit kushtetues në të gjithë territorin e saj.

Në anën tjetër, presidentja Jahgaja ka falënderuar kryeministrin Berisha për mbështetjen që ai i ka dhënë dhe i jep Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG