Ndërlidhjet

Kabul, nuk ka britanikë në mesin e viktimave


Ka shkuar në nëntë numri i viktimave që kanë humbur jetën nga sulmi i talibanëve në Këshillin Britanik në Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Sidik Sidikui, ka thënë se një person i huaj është në mesin e të vrarëve, por nuk e ka bërë të ditur kombësinë e tij.

Shpërthimet kanë shkaktuar një betejë në mes të policisë dhe disa personave të armatosur, që zgjati për pesë orë.

Ambasadori i Britanisë në Kabul, Uilliam Patej, tha se të gjithë shtetasit britanikë ndodheshin në vend të sigurt.

"Me kënaqësi e them se stafi i Këshillit Britanik që ndodhej në kompleks, ka qenë në një dhomë të sigurt dhe është nxjerrë pa ndonjë rrezik. Ai tani ndodhet në ambasadë, padyshim i tronditur, por pa lëndime", tha Patej.

Shumica e viktimave të sulmit mësohet të kenë qenë policë afganë.

Këshilli Britanik është një agjenci e financuar nga qeveria, e cila drejton programe kryesisht kulturore.
XS
SM
MD
LG