Ndërlidhjet

logo-print

Bjellorusia i "hakmerret" SHBA-së


Bjellorusia tha se do të anulojë planin për eleminimin e rezervave të saj me uranium të pasuruar, çfarë ishte pjesë e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara.

Një hap i tillë, sipas autoriteteve bjelloruse, vjen në përgjigje të vendimit të Uashingtonit për të vendosur sanksione të reja ndaj Bjellorusisë.

Sekretari për shtyp i Ministrisë së Jashtme bjelloruse, Andrej Savinik, duke bërë publik lajmin, tha se “Minsku nuk e përjashton edhe marrjen e masave të tjera”.

Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë bërë publike sanksione të reja kundër Bjellorusisë, për shkak të, siç thuhet, shtypjes së aktivistëve opozitarë nga ana e qeverisë.
XS
SM
MD
LG