Ndërlidhjet

Hagë, Shefqet Kabashi dëshmon të hënën


Ish-pjesëtari i UÇK-së, Shefqet Kabashi, do të dëshmojë të hënën, më 22 gusht, në rigjykimin e pjessshëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.

Gjyqtarët në Gjykatën për Krime të Luftës në Hagë e kanë pranuar kërkesën e avokatit të Kabashit, Majkëll Karnavas, që dëshmia të shtyhet, pasi Kabashi nuk ka pasur kohë të përgatitet me avokatin.

Avokati Karnavas ka sugjeruar se nga sjellja e Shefqet Kabashit në procesin në Hagë, do të varet edhe rrjedha e procesit të ndarë, të cilin Tribunali e udhëheq kundër tij, për mosrespektim të gjykatës, meqë në vitin 2007 ka refuzuar të dëshmojë në procesin e parë gjyqësor kundër Ramush Haradinajt.

Kabashi, i cili ka shtetësi amerikane, konsiderohet dëshmitar kyç në rigjykimin e Haradinajt, Balajt dhe Brahimajt.
XS
SM
MD
LG