Ndërlidhjet

logo-print

Kosova e Turqia forcojnë bashkëpunimin në arsim


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur ministrin e Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer. Temë e bisedës mësohet të ketë qenë thellimi i bashkëpunimit në mes të dy vendeve në të gjitha fushat, me theks të veçantë në fushën e arsimit.

Kryeministri, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka falënderuar ministrin Dinçer, për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës, në të gjitha fazat, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Sipas kësaj të fundit, Dinçer ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë së Turqisë për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.
XS
SM
MD
LG